Trampi i bëri thirrje Putinit ta ndalojë "luftën e pakuptimtë" në Ukrainë ose të përballet me sanksione të reja
- Presidenti i SHBA-së, Donald tramp deklaroi se Rusia do të përballet me "tatime të larta, tarifa dhe sanksione" nëse presidenti Vlladimir Putin nuk e përfundon luftën në Ukrainë.

Uashington, 22 janar 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald tramp deklaroi se Rusia do të përballet me "tatime të larta, tarifa dhe sanksione" nëse presidenti Vlladimir Putin nuk e përfundon luftën në Ukrainë.
Në rrjetin e tij social "Truth Social" Tramp sot postoi shprehje "dashurie" ndaj popullit rus dhe përmendi se çdoherë ka pasur "marrëdhënie të mira" me Putinin, pas çka bëri paralajmërim të drejtpërdrejtë që të "ndërpritet kjo luftë e pakuptimtë!".
Ai shkroi: "vetëm do të jetë më keq. Nëse nuk arrijmë 'marrëveshje', dhe atë sa më parë, nuk do të ketë zgjedhje tjetër prëveç se të vendosë tatime të larta, tarifa dhe sanksione ndaj gjithçka që shet Rusia në SHBA dhe në vende të tjera të përfshira".
"Është koha të 'arrihet marrëveshje'. Njerëzit nuk duhet të vdesin", shkroi Tramp dhe shtoi se me këtë i kryen shërbim Rusisë, dhe presidentit Putin, "ekonomia e të cilit po shkatërrohet. Arrini marrëveshje dhe ndalojeni këtë luftë të pakuptimtë".
Rusia për momentin është vendi më i sanksionuar në botë, dhe vetëm një numër i vogël i entiteteve apo sektorëve kyç akoma nuk janë lëndë e kufizimeve amerikane dhe evropiane.
Bankat ruse dhe ndërmarrjet ushtarake-industriale u adaptuan dhe zhvilluan mënyra për t'i anashkaluar sanksionet ekzistuese. ab/