• сабота, 22 февруари 2025

Trampi i akuzon punësimet e diversitetit për uljen e standardeve të sigurisë në trafikun ajror

Trampi i akuzon punësimet e diversitetit për uljen e standardeve të sigurisë në trafikun ajror

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot i akuzoi politikat e diversitetit në kohën e Barak Obamës dhe Xho Bajdenit për standardet e dobëta të sigurisë pas aksidentit në të cilin një helikopter ushtarak u përplas me një aeroplan të udhëtarëve mbi Uashington.

"Unë e vendos sigurinë në radhë të parë. Obama, Bajden dhe demokratët e vënë politikën në radhë të parë”, tha Tramp.

"Ata në fakt dolën me një direktivë: "shumë e bardhë". Ndërsa ne duam njerëz që janë kompetent".

Tramp konfirmoi se nuk ka të mbijetuar në përplasjen e djeshme mes një aeroplani të udhëtarëve dhe një helikopteri ushtarak mbi Uashington.

Më herët sot, shefi i i shërbimit zjarrfikës në kryeqytetin amerikan tha se të gjithë 67 personat që ndodheshin në bordin e dy aeroplanëve - 64 në aeroplan dhe tre në helikopter - supozohet se janë të vdekur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por hetuesit sugjerojnë se tragjedia mund të ishte parandaluar. ls/

Остани поврзан