Trampi: Fillon epoka e artë e Amerikës (PLT)
- Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani, tha presidenti amerikan Donald Trampi në fjalimin e tij inaugurues.

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Epoka e Artë e Amerikës fillon pikërisht tani, tha presidenti amerikan Donald Trampi në fjalimin e tij inaugurues.
"Sërish do të balancohet peshorja e drejtësis. Armatimi i keq, i dhunshëm dhe i padrejtë i Ministrisë stë Drejtësisë dhe Qeverisë do të përfundojë", tha Trampi.
Ai theksoi se ai kthehet si presidenti i 47-të "i sigurt dhe optimist se jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar".
Trampi shtoi gjatë fjalimit të tij inaugurues se "një valë ndryshimi po përfshin vendin".
"Rrezet e diellit po vërshojnë gjithë botën dhe Amerika ka një shans ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë", tha Trampi.
Tramp deklaroi se vendi për momentin është në rënie, duke kritikuar sistemin arsimor dhe të mbrojtjes shëndetësore. Ai premtoi se do të sjellë ndryshime "shumë shpejt".
"E gjithë kjo do të ndryshojë duke filluar nga sot dhe do të ndryshojë shumë shpejt", tha Trampi.
"Zgjedhjet e mia të fundit janë mandat për të rikthyer plotësisht dhe tërësisht tradhtinë e tmerrshme, dhe të gjitha këto shumë tradhti që kanë ndodhur, dhe për t'i kthyer njerëzve besimin e tyre, pasurinë e tyre, demokracinë e tyre dhe, në të vërtetë, lirinë e tyre. Nga ky moment, rënia e Amerikës ka përfunduar", theksoi Trampi.
Në fjalimin e tij inaugurues, Tramp kujtoi gjithashtu se shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre në zjarret që kanë shpërthyer në Los Anxhelos javët e fundit.
Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me erërat e forta të cilat shpejt i përhapen zjarret dhe po ndërlikojnë përpjekjet për të ndërprerjen e flakëve.
"Kjo është interesante. Por ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë", shtoi ai.
Presidenti i ri amerikan në fjalimin e tij inaugurues kritikoi ashpër administratën e Bajdenit, derisa ish-presidenti Xho Bajdeni është ulur disa hapa larg Trampit, për mossuksesin për të "menaxhuar një krizë të thjeshtë në shtëpi".
"Tani kemi një qeveri që nuk mund të menaxhojë një krizë të thjeshtë në shtëpi, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdimisht pengohet në ngjarje katastrofike jashtë vendit", tha Trampi.
Presidenti amerikan u përqëndrua edhe imigracionit, fokus kryesor i administratës së tij të re, duke thënë se qeveria "nuk po mbron qytetarët tanë të mëdhenj që i binden ligjit, por përkundrazi ofron një vend të shenjtë dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm".
"Kemi një qeveri që ka miratuar fonde të pakufizuara për të mbrojtur kufijtë e huaj, por refuzon të mbrojë kufijtë e Amerikës ose, më e rëndësishmja, popullin e saj", tha ai.
Zyrtarisht, Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trampi po mban fjalimin e tij inaugurues.