• сабота, 22 февруари 2025

Trampi falë ish guvernatorin e Ilinoisit, Rod Bllagojeviq

Trampi falë ish guvernatorin e Ilinoisit, Rod Bllagojeviq

Uashington, 11 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi e ka falur ish guvernatorin e Ilinoisit, Rod Bllagojeviq, i cili në vitin 2008 ishte akuzuar për korrupsion dhe se ishte munduar ta shesë vendin e tij të senatorit, për shkak se së pari ishte i shkarkuar, ndërsa më pas në vitin 2011 u dënua me 14 vite burg. 

Ai i kaloi tetë vite burg, deri në shkurt të vitit 2020, kur presidenti Tramp ia zbuti dënimin dhe e lejoi të dalë nga burgu. 

Rod Bllagojeviq (tani 68 vjeçar) me faljen e tanishme do të jetë plotësisht i lirë nga pasojat juridike që rrjedhin nnga vendimi i gjykatës në atë kohë.

Bllagojeviqi, politikan amerikan me prejardhje serbe, kohë më parë e e vizitoi Serbinë dhe kishte biseduar me presidentin Aleksandar Vuçiq. 

Ish guvernatori ishte ndërruar nga funksioni në vitin 2009, ndërsa dënimin me burg filloi ta vuajë në vitin 2012. qa/

 

Остани поврзан