Trampi e shtyu ndalesën e TikTok-ut në SHBA për 75 ditë
- – Presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin shtyhet zbatimi i ndalesës për përdorimin e aplikacionit TikTok në SHBA për 75 ditë.

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin shtyhet zbatimi i ndalesës për përdorimin e aplikacionit TikTok në SHBA për 75 ditë.
Urdhri përmban udhëzime që prokurori publik të mos e zbatojë ndalesën që “qeveria ime të mund të përcaktojë veprime adekuate lidhur me TikTok-un”.
Krahas kësaj, me urdhrin e tij ekzekutiv, Trampi e urdhëron Ministrinë e Drejtësisë tu dërgojë letra kompanive si Ejpëll dhe Gugëll të cilat punojnë me TikTokun në të cilat duhet të sqarohet se nuk do të jenë përgjegjës për shfrytëzimin e TikTok-ut në periudhën e theksuar kohore.
Në pyetjen çka arrin me dekretin për Tik-Tok-un, presidenti u përgjigj se “thjeshtë më jep të drejtë ta shes ose ta ndërpres punën e tij”.
Trampi sqaroi se është në rrugë të marrë vendim për këtë çështje. fc/