• сабота, 22 февруари 2025

Trampi dëshiron minerale ukrainase në këmbim të ndihmës së vazhdueshme

Trampi dëshiron minerale ukrainase në këmbim të ndihmës së vazhdueshme

Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot tha se Ukraina duhet t'i sigurojë minerale të rralla SHBA-së në këmbim të ndihmës së Uashingtonit në luftën kundër Rusisë, raporton Anadollu.

Trampi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se Uashingtoni dhe Kievi janë në bisedime. 

"Aktualisht po punojmë për disa marrëveshje, kemi disa garanci dhe disa gjëra të tjera për të vazhduar me gjithë situatën", tha Trampi. 

Presidenti amerikan theksoi se SHBA-ja i siguron Ukrainës ndihmë më të madhe ekonomike dhe ushtarake nga Evropa dhe tha se Kievi është i hapur për propozim të ri. 

"I tregojmë Ukrainës se kanë shumë toka të vlefshme. Dëshirojmë garanci. U japim para me humbje. Dëshirojmë të sigurojmë minerale të rralla. Ne u japim atyre qindra miliarda dollarë. Ata kanë minerale të rralla dhe unë dua t'i siguroj, ndërsa ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë", tha Tramp. 

Ukraina shtrihet në rezerva të mëdha mineralesh të rralla. Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, Ukraina ka pesë për qind të rezervave minerale në botë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан