• сабота, 22 февруари 2025

Trampi: Dëshiroj që Ministria Federale e Arsimit menjëherë të mbyllet

Trampi: Dëshiroj që Ministria Federale e Arsimit menjëherë të mbyllet

 Uashington, 13 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Trampi, sot ka deklaruar se dëshiron të mbyllë menjëherë Ministrinë  Federale të Arsimit. "Do të doja që Ministria Federale e Arsimit të mbyllet menjëherë. Ai departament është një mashtrim i madh", tha Trampi.

 Trampi javën e kaluar tha se do të dëshironte ta mbyllë Ministrinë Federale të Arsimit me një urdhër ekzekutiv, por ai pranoi se do të ketë nevojë për mbështetje nga Kongresi dhe sindikatat e arsimit për të përmbushur premtimin e tij të fushatës. Në javët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë, Tramp zbatoi ndryshime gjithëpërfshirëse në administratën amerikane, duke kërkuar që punonjësit federalë të kthehen në punë ose të japin dorëheqjen, duke kërkuar uljen e shpenzime dhe vendeve të punës dhe duke u përpjekur të mbyllë agjencitë qeveritare si Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

 

Остани поврзан