Trampi: Do të dërgojmë astronautë në Mars
- Presidenti i ri amerikan Donald Tramp në inaugurimin e tij paralajmëroi se do të dërgojë astronautë në Mars.

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - Presidenti i ri amerikan Donald Tramp në inaugurimin e tij paralajmëroi se do të dërgojë astronautë në Mars.
“Do ta ndjekim fatin tonë të qartë deri tek yjet”, theksoi Tramp.
Një nga këshilltarët më të afërt të Trampit është miliarderi i teknologjisë Ilon Mask, kompania hapësinore e të cilit "Spejs Iks" (SpaceX) kohë të gjatë ka synimin për të dërguar astronautë në Mars.
Tramp, gjithashtu, theksoi se SHBA-ja persëri do të jetë komb në rritje.
"“Shtetet e Bashkuara do ta shohin edhe një herë veten si një komb në rritje, që e rrit pasurinë tonë, zgjeron territorin tonë, ndërton qytetet tona, ngritë pritshmëritë tona dhe e dërgon flamurin tonë në horizonte të reja dhe të bukura”, theksoi Tramp. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s