• сабота, 22 февруари 2025

Trampi do të shpallë se ekzistojnë vetëm dy gjini

Trampi do të shpallë se ekzistojnë vetëm dy gjini

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp pas marrjes së detyrës do të japë urdhra ekzekutiv me të cilat do të reduktohen programet e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes dhe do të shpallë se qeveria federale amerikane do të njohë vetëm dy gjini, atë mashkullore dhe femërore, njoftoi zyrtari i ri i Shtëpisë së Bardhë. 

Zyrtari shtoi se së shpejti priten lëvizje të tjera në lidhje me çështjen e DEI-së, pasi shpesh thirren programe të diversitetit dhe përfshirjes, por nuk zbuloi detaje rreth hapave të planifikuar apo kur do të shpalleshin. Si pjesë e urdhrave ekzekutivë, fondet federale nuk do të përdoren për të promovuar "ideologjinë gjinore", tha zyrtari, një term që përdoret shpesh si referencë për çdo ideologji që promovon pikëpamje jo tradicionale të seksit dhe gjinisë.

Mjetet e SHBA-së nuk do të përdoren për procedura mjekësore për ndryshim të gjinisë, sqaroi përfaqësuesi zyrtar.

Është e paqartë se çfarë do të kenë urdhrat ekzekutivë për ushtrinë amerikane. Gjatë mandatit të tij të parë, Trampi njoftoi se do të ndalonte ushtarët transgjinorë të shërbenin në ushtri dhe administrata e tij ngriu punësimin e personave transgjinorë. Bajdeni e anuloi atë vendim kur mori detyrën në vitin 2021.

Dy urdhrat ekzekutivë për DEI dhe çështjet gjinore ishin pjesë e një rrëmuje urdhrash mbi tema që variojnë nga imigracioni te energjia, të lëshuara këtë mëngjes nga zyrtarë të rinj të Shtëpisë së Bardhë.

Trampi mori detyrën në orën 18:00 me orën e Evropës Qendrore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан