Trampi do të jetë presidenti i parë aktual i SHBA-së që do të marrë pjesë në Superboll
- Donald Tramp do të marrë pjesë në Superboll të dielën, duke u bërë presidenti i parë aktual amerikan që merr pjesë në një finale të plejofit të NFL-së si spektator, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Donald Tramp do të marrë pjesë në Superboll të dielën, duke u bërë presidenti i parë aktual amerikan që merr pjesë në një finale të plejofit të NFL-së si spektator, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Lideri amerikan të dielën do të marrë pjesë në finalen e plejofit të ligës profesioniste amerikan të futbollit në Nju Orleans midis Kanzas Siti Çifs dhe Filadelfia Igëlls, deklaroi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, duke konfirmuar informacionet nga mediat amerikane.
Donald Tramp do të jetë presidenti i parë aktual që do të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe vjetore sportive në SHBA, e cila zhvillohet çdo vit pas plejofit të NFL-së në fund të sezonit.
Mediat kujtojnë se Tramp shpesh kishte një marrëdhënie të vështirë me NFL-së.
Në vitin 2017, ai vuri në dyshim patriotizmin e lojtarëve që u gjunjëzuan gjatë himnit amerikan për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve të padrejtësisë racore. Në atë kohë, kritikat e tij ndezën një valë protestash mes lojtarëve. ls/