Trampi do të bisedojë me liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, publikoi se sot do të bisedojë me liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias, në përpjekje për t'i dhënë fund konflikteve të ripërsëritura kufitare ndërmjet dy vendeve.
Uashington, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, publikoi se sot do të bisedojë me liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias, në përpjekje për t'i dhënë fund konflikteve të ripërsëritura kufitare ndërmjet dy vendeve.
"Mendoj se duhet të bisedojë me ato nesër", deklaroi Trampi dje para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Një ditë më herët, ai shprehu qëllim të ngjashëm.
Të paktën 15 persona u vranë pas konlifteve të ripërsëritura kufitare ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias gjatë kësaj jave.
Konflikt të ngjashëm ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias kishin shpërthyen që në korrik. Ato u ndaluan më pas me ndërmjetësimin e Trampit, në prani të të cilit në kryeqytetin malajzez, Kuala Lumpur, u nënshkrua një marrëveshje përkatëse në tetor. rq/
Foto: arkivi i MIA-s