Trampi bisedoi me Zelenskin menjëherë pas bisedës së tij me Putinin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka biseduar sot në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi "Ukrainska Pravda", duke cituar kabinetin e Presidentit të Ukrainës.

Kiev, 12 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka biseduar sot në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi "Ukrainska Pravda", duke cituar kabinetin e Presidentit të Ukrainës.
Gazeta nuk kumtoi detaje rreth bisedës.
Tramp kontaktoi me Zelenski menjëherë pas bisedes 90-minutëshe me presidentin rus Vladimir Putin.
Pas bisedës së tij me Putinin, Tramp njoftoi se ai kishte udhëzuar anëtarët e kabinetit të tij që të fillonin negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. ls/
Foto: Arkiv