• вторник, 17 март 2026

Trampi: Asnjëherë nuk do të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore

Trampi: Asnjëherë nuk do të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore

Uashington, 25 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në fjalimin e tij për gjendjen e Kombit tha se asnjëherë nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore.

 "Zgjedhja ime është të zgjidhet ky problem përmes displomacisë", tha Trampi para dy dhomave të Kongresit amerikan në Uashington. "Por, një gjë është e sigurt, asnjëherë nuk do të lejojmë që sponsori numër një i terorrit në botë, që ata janë pa dyshim, të ketë armë bërthamore".

Trampi tha se ende nuk ka marrë kurrfarë obligimi nga qeveria iraniane se do të heq dorë nga armët bërthamore.

Presidenti amerikan vendosi një rekod të ri në fjalimin e tij për gjendjen e Kombit mbrëmë, duke mbajtur fjalim para Kongresit, i cili ka zgjatur pothuajse dy orë.

Vërejtjet e tij zgjatën rreth 1 orë e 48 minuta, duke tejkaluar çdo president nga fillimi i evidencës në vitin 1964, sipas Projektit për presidencën amerikane. Rekordin paraprak prej një orë e 29 minuta e mbajti demokrati Bill Klinton gjatë fjalimit të tij në vitin 2000.

Irani me vite të tëra insiston se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile. Megjithatë, vendi nuk dëshiron të heq dorë nga pasurimi i uraniumit. Uraniumi i pasuruar në nivel të lartë është i nevojshëm për prodhimin e bombave bërthamore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani aktualisht po negociojnë për programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit, por deri tani nuk ka ndonjë përparim të prekshëm.

Trampi e kërcënoi Teheranin me sulm nëse negociatat nuk arrijnë. Uashingtoni kohë më parë dukshëm e ka rritur praninë e tij ushtarake në rajon.

Qershorin e kaluar, Izraeli ka udhëhequr luftë kundër Iranit për 12 ditë, duke bombarduar objektivat bërthamore kyçe në Iran së bashku me SHBA-në. Irani u përgjigj me sulme masive me raketa ndaj qyteteve izraelite, duke përfshirë edhe Tel Avivin. sa/

foto: DPA

Остани поврзан