Trampi është presidenti më i vjetër amerikan në Ditën e inaugurimit
- Presidenti i ri i 47-të amerikan Donald Tramp, i cili për më pak se dy orë në rotondën e Kapitolit duhet të japë betimin, nga sot do të jetë presidenti më i vjetër për momentin që e ka marrë detyrën. I lindur në Nju-Jork, më 14 qershor të vitit 1956, Tramp duhet të bëhet personi më i vjetër që ndonjëherë e ka marrë detyrën president i SHBA-së.

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Presidenti i ri i 47-të amerikan Donald Tramp, i cili për më pak se dy orë në rotondën e Kapitolit duhet të japë betimin, nga sot do të jetë presidenti më i vjetër për momentin që e ka marrë detyrën. I lindur në Nju-Jork, më 14 qershor të vitit 1956, Tramp duhet të bëhet personi më i vjetër që ndonjëherë e ka marrë detyrën president i SHBA-së.
Ky 78-të vjeçar është pesë muaj më i vjetër se mosha e Xho Bajdenit në momentin kur në vitin 2021 e ka marrë detyrën, i cili më parë e mbante rekordin si presidenti më i moshuar në Ditën e inaugurimit.
Në vitin 2017, në moshën 70-të vjeçare, Tramp është bërë presidenti më i vjetër i inauguruar për herë të parë, duke e tejkaluar Ronald Reganin, i cili kishte diçka më pak se 70 vjeç në Ditën e inaugurimit në vitin 1981. mb/
Foto: MIA