Tramp urdhëroi që të punësuarit në shërbimin për nxitje të divergjencave të shkoijnë në pushim
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëlruzar që të punësuarit në agjencitë federale që promovojnë diversitet, unitet dhe përfshirje të vendosen në mungesë të paguar nga sot.

Uashington, 22 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëlruzar që të punësuarit në agjencitë federale që promovojnë diversitet, unitet dhe përfshirje të vendosen në mungesë të paguar nga sot.
Administrata e Tramnpit, gjithashtu i ka urdhëruar agjencitë qeveritare që të zhvillojnë plane për pushim të punësuarve në Agjencisë për përforcim të divergjencave, drejtësisë dhe përfshirjes (DEI), publikoi NBC.
Administrata e re amerikane planifikon që t'i mbyllë të gjitha zyrat dhe programet e ndërlidhura me DEI dhe t'i mënjanojë të gjitha ueb-faqet dhe llogaritë abonuese të mediave sociale për zyra të këtilla. Gjithashtu, kërkon nga agjencitë federale që të dërgojnë plan për pushime nga puna të punonjësve deri më 31 janar.
Tramp të hënën nënshkroi urdhër ekzekutiv, me të cilin ftohet në ndërprerje të programeve "të kota" të ndërlidhura me përforcimin e divergjencave, drejtësisë dhe përfshirjes në agjencitë federale, ndërsa zyrat dhe programet e DE kanë marrë urdhër që të mbyllen. Nuk dihet sa punonjës do të preken nga ky urdhër. mb/
Foto: MIA