Tramp: Thëniet në mediume se dëshirojmë ta shqyejmë Iranin janë të tepruara
- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se raportimet mediatike se SHBA-ja dhe Izraeli punojnë për "shqyerjen" e Iranit janë të tepruara, duke cekur se ai është për marrëveshje paqësore bërthamore me Teheranin.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se raportimet mediatike se SHBA-ja dhe Izraeli punojnë për "shqyerjen" e Iranit janë të tepruara, duke cekur se ai është për marrëveshje paqësore bërthamore me Teheranin.
"Dëshiroj Irani të jetë vend i madh dhe i sukesshëm, por nuk guxon të ketë armë bërthamore. Thëniet se SHBA-ja, në bashkëpunim me Ozraelin, dëshirojnë ta shqyejnë Iranin, janë të tepruara. Më shumë do të doja të arrijmë marrëveshje paqësore bërthamore, e cila do t'i mundësojë Iranit të rritet dhe të zhvillohet në paqe. Duhet menjëherë të fillojmë të punojmë për këtë, të ketë festim të madh paqësor në Lindjen e Afërt kur e tërë kjo të përfundojë. Zoti e bekoftë Lindjen e Afërt", shkroi Tramp në profilin e tij në "Truth Social".
Tramp paraprakisht s[rish propozoi që palestinezët të zhvendosen nga Rripi i Gazës në Egjipt dhe Jordani, gjë të cilën ata dhe vendet e tjera e refuzuan.
Ai shtoi se SHBA-ja do ta "marrë" Rripin e Gazës, duke e përshkruar vizionin e vet për rajonin si "rivierë të re në Lindjen e Afërt".
Pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, Tramp tha se zgjidhja e çështjes iraniane, nëse mund të arrihet pa luftë, do të jetë "sukses i madh", por se do të mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata. ab/
foto: МIА arkivi