• сабота, 22 февруари 2025

Tramp thotë se do të vendos sanksione ndaj Rusisë nëse Putini nuk negocion për Ukrainën

Tramp thotë se do të vendos sanksione ndaj Rusisë nëse Putini nuk negocion për Ukrainën

Uashington, 22 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se me siguri do të vendos sanksione ndaj Rusisë nëse lideri i saj Vlladimir Putin refuzon të negociojë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Tramp nuk dha hollësira për sanksione eventuale shtesë.

SHBA-ja tashmë ka vendosur sanksione serioze ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas Trampit, administrata e tij mendon edhe për dërgimin e armës për Kievin.

Presidenti amerikan shtoi se BE-ja duhet të bëjë më shumë për ta përkrahur Ukrainën. bsh/

Остани поврзан