• сабота, 22 февруари 2025

Tramp tha se do të kërkojë nga Arabia Saudite dhe OPEK të ulin çmimin e naftës

Tramp tha se do të kërkojë nga Arabia Saudite dhe OPEK të ulin çmimin e naftës

Uashington, 24 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se do të kërkojë nga Arabia Saudite dhe Organizaa e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) uljen e çmimit të naftës dhe do t'i kërkojë Riadit të rrisë pakon e planifikuar të investimeve për SHBA-në nga 600 miliardë dollarë fillestarë në 1000 miliardë dollarë.

"Nëse çmimi i naftës bie, kjo do t'i jepte fund menjëherë luftës ruso-ukrainase. Aktualisht çmimi është mjaft i lartë dhe kjo luftë do të vazhdojë - kështu që ne duhet ta ulim atë," tha ai në video-mesazhin për Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Me rënien e çmimit të naftës do të kërkoj që normat e interesit të ulen menjëherë dhe të ulen në të njëjtën mënyrë në mbarë botën.

Presidenti amerikan, gjithashtu, tha se do të garantojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Evropë, por shtoi se BE e trajton keq SHBA-në dhe kjo e bën të vështirë importimin e produkteve amerikane në Evropë. ls/

 

Остани поврзан