Tramp: SHBA sekuestroi një cisternë nafte afër Venezuelës
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se armata ka sekuestruar një cisternë nafte afër Venezuelës.
Uashington, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se armata ka sekuestruar një cisternë nafte afër Venezuelës.
"Sapo sekuestruam një cisternë pranë brigjeve të Venezuelës - një cisternë të madhe, shumë të madhe, në fakt më e madhja ndonjëherë", deklaroi mbrëmë Trampi, duke shtuar se pret që "të ndodhin gjëra të tjera".
Nga ana tjetër, prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi theksoi se cisterna e sekuestruar është pjesë e një "rrjeti të paligjshëm të transportit të naftës që mbështet organizatat e huaja terroriste". Ajo theksoi se cisterna e sekuestruar ishte objekt i sanksioneve nga Venezuela dhe Irani.
Bondi publikoi gjithashtu një video të sekuestrimit të cisternës.
Televizioni Si-Bi-Es raportoi se është sekuestruar cisterna "Skipar" në të cilën SHBA-ja në vitin 2022 vendosi sanksione për shkak të lidhjeve të dyshuara me Iranin dhe lëvizjen libaneze Hezbollah.
Qeveria e Venezuelës e dënoi sekuestrimin e cisternës si "një vjedhje të paturpshme" dhe një akt piraterie.
Foto: EPA