Tramp së shpejti e publikoi planin për Bregun Perëndimor
- Presidenti amerikan Donald Tramp gjatë 24 orëve të fundit, jo vetëm që e komentoi situatën në Gazë, por u përqëndrua edhe në okupimin izraelit të Bregut Perëndimor.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp gjatë 24 orëve të fundit, jo vetëm që e komentoi situatën në Gazë, por u përqëndrua edhe në okupimin izraelit të Bregut Perëndimor.
Në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e tij për sovranitetin izraelit ndaj rajonit, Tramp tha se "ideja u pëlqen njerëzve", por se administrata e tij ende nuk ka ndërmarrë qëndrim zyrtar. Ai shtoi se bisedat me përfaqësuesit izraelitë janë në vijim dhe paralajmëroi kumtesë të mundshme në këtë temë gjatë katër javëve të ardshme.
Bregu Perëndimor, sipas së drejtës ndërkombëtare, u takon palestinezëve, por shumë izraelitë e konsiderojnë si pjesë të atdheut të tyre biblik dhe angazhohen për sovranitet izraelit ndaj tij. Megjithatë, lagjet izraelite në rajon konsiderohen ilegale sipas së drejtës ndërkombëtare.
Tramp muajin e kaluar i ka hequr sanksionet e imponuara kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun e okupuar Perëndimor. Gjatë mandatit të tij të parë, ai e njohu Jerusalemin, i cili gjendet pjesërisht në Bregun Perëndimor, si kryeqytet i Izraelit dhe e zhvendosi Ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. bsh/