Tramp: Raketat iraniane në masë të madhe janë shkatërruar
- Mbrojtja ajrore dhe kapacitetet raketore të Iranit janë shkatërruar tërësisht ose në masë të madhe, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp, njoftoi DPA.
Uashington, 6 mars 2026 (MIA) - Mbrojtja ajrore dhe kapacitetet raketore të Iranit janë shkatërruar tërësisht ose në masë të madhe, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp, njoftoi DPA.
"Më nuk ekziston arma e tyre kundërajrore. Do të thotë, ata nuk kanë forca ajrore. Ata nuk kanë mbrojtje ajrore.Të gjitha aeroplanët e tyre janë zhdukur", tha Tramp.
Presidenti amerikan shtoi se janë shkatërruar 60 për qind nga raketat iraniane dhe 64 për qind nga lançuesit e tyre, shtoi agjencia gjermane.
"Sapo ta lëshojnë raketën, për katër minuta lançuesi i tyre goditet", tha ai.
Së bashku me programin bërthamor dhe Marinën e Iranit, Uashingtoni paraprakisht e identifikoi programin raketor të vendit si objektiv kyç ushtarak. bsh/
Foto: MIA arkiv