Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 300 të burgosur
- Rusia dhe Ukraina sot shkëmbyen të burgosurit e luftës në një format 300 për 300, publikoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Moskë, 6 mars 2026 (MIA) - Rusia dhe Ukraina sot shkëmbyen të burgosurit e luftës në një format 300 për 300, publikoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Mediat ruse publikuan se ushtarët rusë të liruar ndodhen aktualisht në territorin e Bjellorusisë, ku po marrin ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore.
Ata theksojnë se më pas do të dërgohen në Rusi për mjekim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes.
Rusia dhe Ukraina dhe dje shkëmbyen 200 të burgosur lufte, kujtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
SHBA-ja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ofruan shërbime ndërmjetësimi gjatë shkëmbimit, theksuan mediat ruse. rq/
Foto: arkivi i MIA-s