Trampi e përshkroi kontrollin ndaj naftës iraniane si një "opsion"
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka përshkruar si "opsion" marrjen nën kontroll të naftës iraniane.
Uashington, 26 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka përshkruar si "opsion" marrjen nën kontroll të naftës iraniane.
Kur një gazetar e pyeti për këtë gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: "Nuk do të flisja për këtë, por është një mundësi", transmeton DPA.
SHBA-ja sulmoi kohët e fundit objektet ushtarake iraniane në ishullin Harg në Gjirin Persik, i cili është i rëndësishëm për eksportet iraniane të naftës.
Të hënën e kaluar, për shkak të bisedimeve të vazhdueshme me Iranin, Tramp urdhëroi që infrastruktura energjetike e vendit të mos sulmohet për pesë ditë. rq/
Foto: EPA