• петок, 06 март 2026

Irani pohon se ka goditur një cisternë amerikane nafte pranë Kuvajtit

Irani pohon se ka goditur një cisternë amerikane nafte pranë Kuvajtit

Teheran, 6 mars 2026 (MIA) - Forcat e armatosura të Iranit bënë të ditur se kanë sulmuar një anije cisternë nafte në bregun e Kuvajtit.

 Anija, e përshkruar si "në pronësi të ShBA-së", u godit dhe u përfshi nga flakët, raportoi radioja shtetërore, duke cituar komandën qendrore.

 Sipas të njëjtit burim, sulme me raketa të avancuara u kryen përsëri ndaj caqeve në Izrael dhe ndaj pozicioneve të SHBA-së në shtetet e Gjirit Persik.

Ndër armët e përdorura ishte raketa Khorramshahr-4, e cila mban një kokë luftarake që peshon rreth dy tonë, thuhet në raport. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан