Bilanci nga lufta: Në Izrael 11 viktima, në Iran tejkalon numrin 1.200
- Më shumë se 1.600 persona janë trajtuar në spitalet izraelite që nga fillimi i luftës me Iranin, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së Izraelit.
Tel Aviv, 6 mars 2026 (MIA) – Më shumë se 1.600 persona janë trajtuar në spitalet izraelite që nga fillimi i luftës me Iranin, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së Izraelit.
Sipas të dhënave zyrtare, bilanci i viktimave përfshin persona të plagosur në sulmet me raketa, qytetarë që u lënduan ndërsa shkonin me urgjencë në strehimore, si dhe individë që u është dhënë ndihmë për shkak të ankthit dhe shokut të rëndë.
Vetëm në 24 orët e fundit, 140 persona janë shtruar në spitale pas sulmeve me raketa, njëri prej të cilëve ka marrë lëndime të rënda trupore, saktëson Ministria.
Që nga fillimi i operacioneve ushtarake të shtunën e kaluar, gjithsej 11 persona kanë vdekur në Izrael.
Njëherësh, mediat iraniane, duke cituar një fondacion shtetëror, raportojnë se në Iran që nga e shtuna më shumë se 1.200 persona kanë humbur jetën. Sulmet iraniane në shtetet e Gjirit Persik kanë shkaktuar gjithashtu disa raste të vdekjes.
Foto: DPA