Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë i bëri thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të treta
- Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Johan Vadeful sot i bëri thirrje Iranit të ndalojë me, siç i quajti, sulmet "jopërgjegjëse" ndaj vendeve të treta, por njëkohësisht shtoi se nuk sheh një kërcënim të menjëhershëm për NATO nga konflikti aktual.
Berlin, 6 mar 2026 (MIA) - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Johan Vadeful sot i bëri thirrje Iranit të ndalojë me, siç i quajti, sulmet "jopërgjegjëse" ndaj vendeve të treta, por njëkohësisht shtoi se nuk sheh një kërcënim të menjëhershëm për NATO nga konflikti aktual.
Vadeful njoftoi gjithashtu ndihma shtesë humanitare prej gati 100 milionë eurosh dhe theksoi se vendet duhet të parandalojnë që zhvendosja e popullsisë në Lindjen e Mesme të shndërrohet në një "valë të re refugjatësh".
"Është plotësisht e papranueshme që Irani të sulmojë shtete që nuk kanë marrë pjesë në sulmet ndaj Republikës Islamike", deklaroi ai.
Në një deklaratë së bashku me homologun e tij nga Holanda, ministri gjerman theksoi se Ukraina mbetet prioriteti më i rëndësishëm i sigurisë për Gjermaninë dhe i bëri thirrje Hungarisë të ndalojë bllokimin e ndihmës për Kievin. qa/
Foto: arkivi