Trampi e vazhdoi afatin për ndalim të sulmeve ndaj kapaciteteve energjetike iraniane deri më 6 prill
Uashington, 27 mars 22026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se e vazhdon afatin deri më 6 prill që Irani të arijë marrëveshje për ndërprerje të luftës, duke paralajmëruar se në ë kundërtën vendi do të përballet me shkatërrim të instalacioneve të tij energjetike.
Edhe pse Trampi vlerësoi se negociatat po zhvillohen "shumë mirë", Teherani zyrtar e hodhi poshtë propozimin amerikan duke e karakterizuar si të padrejtë.
Lufta katërjavore, e cila tashmë u përhap në Lindjen e Afërt, mori mijëra jetë dhe seriozisht e rrezikoi ekonominë globale përmes rritjes së çmimeve të energjensëve, duke nxitur frikë nga inflacioni global. Përplasjet filluan më 28 shkurt me sulme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, pasi që dështuan negociatat për programin bërthamor iranian.
Gjatë takimit të djeshëm në kabinetin në Shtëpinë e Bardhë, Trampi kërcënoi me presion të shtuar ndaj Teheranit nëse nuk arrihet marrëveshje. Më vonë, përmes rrjetit social "Truth Social", ai sqaroi se i pezullon kërcënimet për sulme ndaj infrastrukturës energjeitke iraniane për plotësisht 10 ditë. Më parë, më 23 mars, Trampi paralajmëroi ndërprerje pesëditore të kërcënimeve, që tani është reviduar në dhjetë ditë.
"Bisedimet janë në rrjedhë dhe, edhe përkundër dekalratave të gabuara në mediume me lajme të rrejshme dhe të tjera, ato po shkojnë shumë mirë", shkroi presidenti amerikan. Trampi nuk saktësoi se me kë saktësisht negocion SHBA-ja në Iran, ku funksionarë u vranë gjatë luftës.
Nga ana tjetër, Irani pohon se nuk është përfshirë në bisedime me Uashingtonin.
Sipas "Uollstrit xhërnëll", i cili u referohet ndërmjetësve në negociatat paqësore, Irani nuk ka kërkuar një pauzë të tillë. Megjithatë, Trampi në dekalratë për Foks Njus pohoi se pala iraniane ka kërkuar ndërprerje shtatëditore të sulmeve ndaj instalacioneve energjetike. Irani tashmë paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet m sulme ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Gjirit persik nëse Trampi i realizon kërcënimet.
Sulmet e mundshme ndaj infrastrukturës civile plotësisht do t'i trondisnin tregjet globale dhe do ta rrezikonin ekzistencën e miliona civilëve të cilët varen nga energjia elektrike për furnizim me ujë dhe ndriçim të qyteteve.
Lufta tashmë shkaktoi çrregullime serioze në komuniakcionin detar: Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit për rreth 40%; Çmimi i gazit të rrjedhshëm natyror (LNG) shënoi kërcim të madh; Çmimet e plehrave azotike, kyçe për ushqimin, u rritën për 50%.
Edhe krahas optimizmit të Trampit, Irani vazhdon t'u kundërpërgjigjet goditjeve amerikane dhe izarelite, duke shënjestruar baza ushtarake dhe shtete në GJirin persik. Teherani po e bllokon me efikasitet eksportin e derivateve përmes ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit global.
Si gjest i vullnetit të mirë, Trampi propozoi Irani të lejojë kalimin e 10 tankerëve nëpër ngushticë. Ai prësëriti se SHBA-ja do të bëhet "makthi më i madh" i Iranit nëse nuk plotësohen kërkesat për hapje të ngushticës së Hormuzit dhe ndalesë të programit bërthamor, duke shtuar se marrja e kontrollit ndaj naftës iraniane mbetet si mundësi. ab/
foto: ЕPА