Fon der Lajen: BE dhe NATO do të punojnë së bashku në përforcimin e lidhjeve
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, deklaroi se kishte rënë dakord me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, që të punojnë në javët e ardhshme për të forcuar lidhjet e Bashkimit Evropian me aleancën ushtarake, raportuan mediat britanike.
Bruksel, 16 prill 2026 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, deklaroi se kishte rënë dakord me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, që të punojnë në javët e ardhshme për të forcuar lidhjet e Bashkimit Evropian me aleancën ushtarake, raportuan mediat britanike.
"Biseduam për samitin e ardhshëm të NATO-s dhe se si mund ta rrisim prodhimin e mbrojtjes në Evropë", shkroi Fon der Lajen në një postim në Iks pas takimit me Ruten në Bruksel.
"Duhet të investojmë dhe të prodhojmë më shumë, dhe të bëjmë të dyja më shpejt. Me kërcënimet globale të sigurisë që po rriten, ramë dakord të punojmë ngushtë së bashku në javët e ardhshme për të forcuar lidhjet BE-NATO dhe për t'u përgatitur për një samit të suksesshëm në Ankara", shtoi ajo.
Rute, nga ana e tij, shkroi në një postim në rrjetet sociale rreth bisedës së tij me Fon der Lajen se "një Evropë më e fortë do të thotë një NATO më e fortë".