• петок, 17 април 2026

Tramp: Izraeli dhe Libani u dakorduan për armëpushim dhjetëditor

Tramp: Izraeli dhe Libani u dakorduan për armëpushim dhjetëditor

Uashington, 16 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social para pak kohësh publikoi se është arritur një marrëveshje për armëpushim dhjetëditor midis Izraelit dhe Libanit, i cili do të fillojë sot në orën 23:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Qëllimi i marrëveshjes, thotë ai, është arritja e paqes së qëndrueshme midis dy vendeve.

"Sapo pata bisedime të shkëlqyera me presidentin e respektuar libanez Xhozef Aun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Të dy liderët ranë dakord të fillojnë zyrtarisht një armëpushim 10-ditor me qëllim arritjen e PAQES midis vendeve të tyre", shkroi presidenti.

Njoftimi erdhi pasi përfaqësuesit e Izraelit dhe Libanit u takuan në Uashington dy ditë më parë, që ishte takimi i tyre i parë zyrtar në 34 vjet. Takimi u organizua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio.

Presidenti amerikan theksoi se u kishte ngarkuar përfaqësuesve më të lartë amerikanë punë të mëtejshme për të arritur paqe të qëndrueshme.

"I kam udhëzuar zëvendëspresidentin Xhej Di Vens dhe sekretarin e Shtetit, Rubio, së bashku me kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Den kejn, që të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur PAQE të qëndrueshme”, tha ai.

Presidenti Tramp e përfundoi njoftimin e tij me një notë optimiste. "Kam pasur nderin të zgjidh nëntë luftëra në të gjithë botën dhe kjo do të jetë e dhjeta ime. Pra, LE TA BËJMË KËTË!". mb/

Foto: MIA

Остани поврзан