Tramp: Nuk do të ketë marrëveshje me Tehranin pa "dorëzim të pakushtëzuar" të Iranit
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk do të arrihet marrëveshje me Teheranin derisa Irani "nuk dorëzohet pa kushte", një javë pas fillimit të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Uashington, 6 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk do të arrihet marrëveshje me Teheranin derisa Irani "nuk dorëzohet pa kushte", një javë pas fillimit të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
"Më pas, edhe pas zgjedhjes së një lideri të madh dhe të pranueshëm, ne dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe të guximshëm do të punojmë pa u lodhur për ta larguar Iranin nga skaji i shkatërrimit,” shkroi Donald Tramp në një postim në rrjetet sociale.
Ai shtoi se aleatët njëkohësisht do të punojnë edhe për forcimin e ekonomisë iranian.
Trampi dje deklaroi se dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjen e liderit të ardhshëm të Iranit.
Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë kryer një seri të re sulmesh mbi objektiva në Iran. Armata përshkroi operacionin e sotëm si "valën e 15-të të sulmeve", duke theksuar se objektiv i goditjeve ishte infrastruktura e lidhur me udhëheqësinë iraniane në Tehran dhe Isfahan. qa/
Foto: arkivi