• вторник, 30 декември 2025

Tramp në prag të takimit në Floridë: Zelenski nuk ka asgjë përderisa unë nuk e miratoj atë

Tramp në prag të takimit në Floridë: Zelenski nuk ka asgjë përderisa unë nuk e miratoj atë

Uashington, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp në prag të takimit të nesërm të pritur me Volodimir Zelenskin, i cili duhet ta prezantojë planin ukrainas për arritje të paqes, për Politiko deklaroi se presidenti ukrainas "nuk ka asgjë përderisa ai nuk e miraton atë".

Pritet që Zelenski nesër në orën 15 sipas kohës lokale të takohet me Trampin në Floridë. gazetarëve Zelenski u deklaroi se me vete mban plan të ri paqësor prej 20 pikave, sipas gazetës.

Korniza përfshin zonë të propozuar të demilitarizuar, ndërkaq pitet takimi të fokusohet në garancat e sigurisë të SHBA-së.

Megjithatë, në intervistë, shkruan Politiko, Tramp ishte i matur ndaj tentimit më të ri të Zelenskit dhe nuk shpejtoi ta mbështesë propozimin e presidentit ukrainas.

"Nuk ka asgjë përderisa unë nuk e miratoj atë. le të shohim se çfarë ka", tha Tramp.

Ai megjithatë beson se mund të ketë takim produktiv këtë fundjavë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан