Trampi në intervistën për Foks njuz: Ukraina "ndoshta ndonjëherë do të jetë ruse"
- Presidenti amerikan Donald Trampi e lë të hapur mundësinë që Ukraina "ndoshta ndonjëherë të jetë ruse" dhe ka bërë thirrje për shkëmbim të ndihmës amerikane për resurset natyrore të Kievit, siç janë mineralet e rralla.

Uashington, 11 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi e lë të hapur mundësinë që Ukraina "ndoshta ndonjëherë të jetë ruse" dhe ka bërë thirrje për shkëmbim të ndihmës amerikane për resurset natyrore të Kievit, siç janë mineralet e rralla.
"Ndoshta do të bëjnë marrëveshje, ndoshta nuk do të bëjnë marrëveshje. Ndoshta do të jenë rusë ndonjëherë, ose ndoshta nuk do të jenë rusë", tha Trampi në një intervistë për Foks njuz.
Trampi paraprakisht konfirmoi se i dërguari i tij special Kit Kellog, i cili ka për detyrë të përgatisë një propozim për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, së shpejti do të vizitojë Kievin. Sipas mediave perëndimore, Kellogu është planifikuar të jetë në Ukrainë më 20 shkurt.