• сабота, 22 февруари 2025

Tramp: Nuk jam i sigurt se fare duhet të shpenzojmë diçka për NATO-n

Tramp: Nuk jam i sigurt se fare duhet të shpenzojmë diçka për NATO-n

Uashington, 24 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se nuk është i sigurt se SHBA-ja duhet fare të shpenzojë diçka për NATO-n, duke u thënë gazetarëve se SHBA-ja mbron anëtarët e NATO-s, por ata "nuk na mbrojnë neve".

Tramp i përsëriti kërkesat e tij të mëparshme që anëtarët e tjerë të aleancës transatlantike të shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje, që është një rritje e madhe nga objektivi aktual prej 2 për qind dhe një nivel që asnjë vend i NATO-s, përfshirë SHBA-në, aktualisht nuk e plotëson.

"Nuk jam i sigurt se duhet të shpenzojmë diçka, por patjetër duhet t'u ndihmojmë. Ne i mbrojmë ata. Ata nuk na mbrojnë neve. Ata duhet të rrisin shpenzimet nga 2 për qind në 5 për qind," u tha Trump gazetarëve pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv në Zyrën Ovale.

Uashingtoni financon 15,8 për qind të shpenzimeve vjetore të aleancës ushtarake prej 32 anëtarësh prej rreth 3,5 miliardë dollarë. Kjo është pjesëmarrja më e madhe, krahas Gjermanisë, sipas analizës së NATO-s për vitin 2024. Kontributi financiar indirekt i SHBA-së për aleancën, në të cilën janë SHBA-ja, Kanadaja dhe më shumë se 20 vende evropiane, përfshin forcat ushtarake, por kjo nuk është pjesë e buxhetit vjetor të organizatës.

Buxheti i përgjithshëm i mbrojtjes i SHBA-së tejkalon buxhetin e anëtarëve të tjerë të NATO-s dhe arrin në 816,7 miliardë dollarë në vitin 2023. ls/

 

Остани поврзан