Trampi paralajmëroi bisedë me Zelenski këtë javë
- Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se këtë javë do të bisedojë me homologun e tij ukrainas, Volodimir Zelenski.

Uashington, 11 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se këtë javë do të bisedojë me homologun e tij ukrainas, Volodimir Zelenski.
Ai konfirmoi edhe se i dërguari i tij special për Ukrainën, Kit Kelog, së shpejti do ta vizitojë vendin.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trampi nuk dha data konkrete.
Zëdhënësi i Zelenskit deklaroi për mediat franceze se Kelogu do të mbërrijë në Ukrainë më 20 shkurt - vetëm disa ditë para trevjetorit të invadimit të Rusisë.
Presidenti amerikan e angazhoi të dërguarin e tij të zhvillojë një plan për përfundimin e sa më shpejtë të luftës në Ukrainë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s