Tramp i ka bërë thirrje Putinit të pajtohet për marrëveshje me Ukrainën
- Presidenti i SHBA-së Donald Tramp i ka bërë thirrje presidentit rus, Vlladimir Putin të pajtohet për marrëveshje me Ukrainën.

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp i ka bërë thirrje presidentit rus, Vlladimir Putin të pajtohet për marrëveshje me Ukrainën.
Trampi tha edhe se Putini po e shkatërron Rusinë me mosgatishmërinë për të arritur marrëveshje.
Putini paraprakisht uroi Trampin për inaugurimin e tij dhe tha se Moska dëshiron "paqe të përhershme" me Kievin.
Donald Tramp bëri me dije se do të takohet me Putinin, por se ende nuk është përcaktuar datë për takimin. Ai po ashtu premtoi se do t'i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejtë.
Derisa ka nënshkruar urdhëra ekzekutive në Dhomën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Tramp tha se do të bisedojë me Putinin, i cili "do të ishte shumë i lumtur nëse kjo luftë do të përfundonte".
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan ka shprehur mendim se mund të vijë deri në katastrofë për Rusinë nëse refuzon të negociojë dhe të mos arrijë marrëveshje për armëpushim ose paqe me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski.
"Rusia ballafaqohet me probleme të mëdha. Shiheni ekonominë, inflacionin", u tha ai gazetarëve në Dhomën ovale.
"Shumë mirë kuptohem me të (Putinin) dhe shpresoj se do të pajtohet për marrëveshje", theksoi Tramp.
Presidenti amerikan po ashtu u shpreh se presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski dëshiron marrëveshje. bsh/