• сабота, 22 февруари 2025

Tramp e zgjodhi Shon Karanin si drejtor të ri të Shërbimit sekret

Tramp e zgjodhi Shon Karanin si drejtor të ri të Shërbimit sekret

 Uashington, 23 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikane Donald Tramp publikoi se e ka zgjedhur Shon Karanin për drejtor të Shërbimit sekret amerikan, Karan ishte pjesë e sigurimit të Trampit gjatë përpjekjes për atentat në Batler, Pensilvania, korrikun e kaluar. 

"Ai e demonstroi guximin e tij të madh kur rrezikoi jetën e tij për të më shpëtuar nga plumbi i një atentatori në Batler, Pensilvani. Unë kam besim të plotë dhe absolut te Shon se do ta bëjë Shërbimin sekret më të fortë se kurrë", theksoi Tramp në deklaratën. 

Karan do të zëvendësojë Ron Rou-n, i cili ishte ushtrues detyre drejtor që nga korriku, kur drejtoresha e Shërbimit sekret, Kimberlli Çitëll dha dorëhëqje pasi agjencia ishte nën vëzhvim dhe nuk arriti të parandalojë vrasësin e mundshëm që të plagoste Trampin në tubimin parazgjedhor. Karan e filloi karrierën e tij me Shërbimin sekret në vitin 2011 si agjent special në zyrën në Nju-Jork. ls/

 

Остани поврзан