Tramp dhe Zelenski pas takimit do të kenë bisedë telefonike me liderët evropianë, kumtoi zëdhënësi i presidentit ukrainas
- Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski dhe kolegu i tij amerikan, Donalld Tramp do të kenë bisedë telefonike me liderët evropianë pas takimit të tyre në Floridë, deklaroi sot pasdite zëdhënësi i Zelenskit, Sergej Nikoforov.
Uashington, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski dhe kolegu i tij amerikan, Donalld Tramp do të kenë bisedë telefonike me liderët evropianë pas takimit të tyre në Floridë, deklaroi sot pasdite zëdhënësi i Zelenskit, Sergej Nikoforov.
Zelenski deklaroi veçmas se tashmë ka pasur "bisedë të hollësishme telefonike" me kryeminsitrin britanik, Kir Starmer.
"Biseduam për përgatitjet për takimin me presidentin Tramp, si dhe për të gjitha kotnaktet tona me partnerët evropianë. E informova për situatën në front dhe pasojat nga sulmet ruse", shkroi Zelenski në rrjetin social "X". ab/
Foto: МIА arkivi