Tramp: Bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe disa vende të tjera "po ecin përpara"
- – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe disa vende të tjera “po lëvizin përpara”.

Uashington, 3 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe disa vende të tjera “po lëvizin përpara”.
“Bisedimet për Lindjen e Mesme me Izraelin dhe disa vende të tjera po përparojnë”, tha Trampi në konferencë për media para pronës së tij Mar-a-Lago në Floridë.
Presidenti i porsazgjedhur i Partisë Republikane nesër në Uashington duhet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, ndërsa një javë më vonë, më 11 shkurt, do të jetë nikoqir i mbretit jordanez Abdulla i Dytë.
Trampi, gjithashtu, tha se bisedimet të cilat i zhvillon SHBA-ja me Ukrainën dhe Rusinë lidhur me luftën gati trevjeçare “ecin shumë mirë”.
“Kemi takime dhe diskutime me pjesëmarrës të ndryshëm, duke përfshirë edhe Rusinë dhe Ukrainën. Mendoj se këto diskutime zhvillohen shumë mirë”, theksoi presidenti amerikan. fc/
Fotografia: EPA