• сабота, 22 февруари 2025

Tramp amnistoi 1.500 persona të akuzuar lidhur me bastisjen në Kapitoll Hill

Tramp amnistoi 1.500 persona të akuzuar lidhur me bastisjen në Kapitoll Hill

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp amnistoi 1.500 persona të akuzuar lidhur me bastisjen në Kapitoll Hill më 6 janar të vitit 2021.

"Presim të dalin sonte. E presim këtë", tha Tramp.

Presidenti shtoi edhe se gjashtë të akuzuarve do t'u zvogëlohen dënimet.

Falja e këtyre të akuzuarve është plotësimi i një prej premtimeve të tij parazgjedhore, në të vërtetë t'u ndihmojë përkrahësve të tij, të cilët ishin të akuzuar dhe të burgosur lidhur me bastisjen në Kapitoll, qëllimi i të cilëve ishte të pengohet konfirmimi për fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020, njoftuan mediumet amerikane.

Disa të burgosur federalë, të cilët vuajnë dënime lidhur me ngjarjet e 6 janarit, mund të lirohen ditën e njëjtë.

Sipas Trampit, shumë prej pothuaj 1.600 persona të akuzuar lidhur me sulmin, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi i drejtësisë. Ai i quajti "pengj".

"Do t'i lirojmë pengjët tanë të mëdhenj, të cilët, në masë të madhe, nuk kanë bërë asgjë të keqe", tha Donald Tramp. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан