Tramp amnistoi 1.500 persona të akuzuar lidhur me bastisjen në Kapitoll Hill
- Presidenti amerikan Donald Tramp amnistoi 1.500 persona të akuzuar lidhur me bastisjen në Kapitoll Hill më 6 janar të vitit 2021.

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp amnistoi 1.500 persona të akuzuar lidhur me bastisjen në Kapitoll Hill më 6 janar të vitit 2021.
"Presim të dalin sonte. E presim këtë", tha Tramp.
Presidenti shtoi edhe se gjashtë të akuzuarve do t'u zvogëlohen dënimet.
Falja e këtyre të akuzuarve është plotësimi i një prej premtimeve të tij parazgjedhore, në të vërtetë t'u ndihmojë përkrahësve të tij, të cilët ishin të akuzuar dhe të burgosur lidhur me bastisjen në Kapitoll, qëllimi i të cilëve ishte të pengohet konfirmimi për fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020, njoftuan mediumet amerikane.
Disa të burgosur federalë, të cilët vuajnë dënime lidhur me ngjarjet e 6 janarit, mund të lirohen ditën e njëjtë.
Sipas Trampit, shumë prej pothuaj 1.600 persona të akuzuar lidhur me sulmin, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi i drejtësisë. Ai i quajti "pengj".
"Do t'i lirojmë pengjët tanë të mëdhenj, të cilët, në masë të madhe, nuk kanë bërë asgjë të keqe", tha Donald Tramp. bsh/
Foto: EPA