• сабота, 22 февруари 2025

Tirk: Antisemitizmi është i pakontrolluar 80 vite pas Holokaustit

Tirk: Antisemitizmi është i pakontrolluar 80 vite pas Holokaustit

Gjenevë, 24 janar 2025 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Folker Tirk sot deklaroi se antisemitizmi është i pakontrolluar 80 vite pas Holokaustit.

Ai, gjithashtu, i dënoi sulmet e shtuara ndaj dallueshmërisë pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp i tërhoqi masat për inkluzion në SHBA.

Në deklaratën me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit, Tirk përkujtoi se para tetë dekadave, më 27 janar, u liruan kampet e përqendrimit dhe llogoret e vdekjes Aushvic-Birkenau.

"Të lodhur, të pafuqishëm, të frikësuar dhe të sëmurë, ata 7.000 njerëz ishin gjithçka që mbeti nga 1,3 milion burra, gra dhe fëmijë të cilët u deportuan në Aushvic", tha Tirk.

Ai beson se Dita e Holokaustit është thirrje për zgjim për shkak të rreziqeve nga indiferenca, vetëkënaqësia dhe apatia dhe përkujton për detyrën për kundërshtim të mostolerancës.

"Sot, retorika e urrejtjes jehon në pjesën më të madhe të botës sonë", tha komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, duke shtuar se antisemitizmi është i pakontrolluar në rrugë dhe internet dhe se hebrenjtë po përballen me frikësim të shtuar, kërcënime dhe dhunë fizike.

Ai bëri thirrje që njerëzit të luftojnë për dinjitet dhe të drejta të njeriut dhe ta dënojnë dhe parandalojnë antisemitizmin, mostolerancën dhe urrejtjen, transmetuan mediumet izraelite. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

Остани поврзан