• сабота, 22 февруари 2025

Thirrja e Trampit që SHBA-ja të marrë Rripin e Gazës, shkaktoi reagime të ashpra

Thirrja e Trampit që SHBA-ja të marrë Rripin e Gazës, shkaktoi reagime të ashpra

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Deklarata e presidentit amerikan Donald Tramp se SHBA-ja do të vendosë kontroll mbi Rripin e Gazës pasi që palestinezët të zhvendosn në vende tjera, shkaktoi reagime të ashpra.

Përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, e përshkroi thirrjen për largimin e banorëve të Gazës si "dëbim nga vendi i tyre".

"Mendojmë se është një recetë për gjenerimin e kaosit dhe tensioneve në rajon, sepse popullsia e Rripit të Gazës nuk do të lejojë që plane të tilla të pranohen", tha Zuhri.

Senatori demokrat nga Konektikat, Kris Marfi  shkroi në X: "Ai e ka humbur plotësisht mendjen".

"Pushtimi amerikan në Rripin e Gazës do të rezultojë me vrasjen e mijëra ushtarëve amerikanë dhe luftë të gjatë në Lindjen e Mesme. Kjo është si një shaka e keqe, e papërshtatshme", shtoi Marfi.

Kongresmeni demokrat Xhejk Okinklos nga Masaçusets për rrjetin televiziv News Nation tha se propozimi është "i pamatur dhe i paarsyeshëm". Sipas tij, kjo mund të pengojë fazën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

"Duhet të kuptojmë se cilat janë motivet e Trampit", tha ai. "Si dhe gjithmonë, kur Trampi propozon një pozicion politik, ekziston një lidhje apolitike, egoiste", shtoi Okinklos. Duke u përqëndruar tek Trampi dhe dhëndri i tij Xhared Kushner, kongresmeni shtoi: "Ata duan ta shndërrojnë këtë në pushimore".

Xhon Alterman, drejtor i programit për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, theksoi: "Unë jam skeptik se shumë prej tyre do të ishin të gatshëm të largoheshin edhe nga një Gazë e shkatërruar". rq/bsh/

Остани поврзан