• сабота, 22 февруари 2025

Tetëmbëdhjetë të lënduar në aksidentin e aeroplanit në Toronto, kumtuan autoritetet

Tetëmbëdhjetë të lënduar në aksidentin e aeroplanit në Toronto, kumtuan autoritetet

 
Toronto, 18 shkurt 2025 (MIA) - Tetëmbëdhjetë persona janë dërguar në spitalet lokale pas aksidentit të aeroplanit në aeroportin e Torontos, deklaroi në brifing shefi i shërbimit të zjarrfikësve të aeroportit "Tod Aitken". "Pista ishte e thatë dhe nuk kishte erë të kundërt", tha ai, duke shtuar se Bordi i sigurisë së transportit është ende duke hetuar shkaqet e incidentit.

Në aeroplan ishin 22 kanadezë, ndërsa pjesa tjetër ishin të huaj, deklaroi për gazetarët Deborah Flint, drejtoreshë ekzekutive e Drejtorisë së aeroporteve të qarkut Toronto. Sipas informacioneve të saj, të lënduarit janë transportuar me shpejtësi në spital dhe asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht u raportua se tre persona janë të lënduar rëndë. Dy nga pistat e aeroportit mbeten të mbyllura dhe priten shtyrje në ditët në vijim.

Një aeroplan i "Delta erllajns" është kthyer mbrëmë përmbys gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar Pirson në Tornonto, kumtuan personat zyrtarë. Aeroplani mbërriti nga Mineapolis dhe në të ishin rreth 80 pasagjerë. ls/

Foto: EPA 

Остани поврзан