Tenderi për ilaçin Faktor 8 për pacientët me hemofili do të shpallet më së voni deri nesër, ndërsa së shpejti do të ketë edhe debat publik për ligjin për veprimtarinë hotelierike
- Sot, më së voni nesër do të shpallet tenderi për blerjen e ilaçit Faktor 8 për pacientët që janë diagnostikuar me hemofili, paralajmëroi sot nga Kuvendi Jovica Andovski, zëvendësministër i Shëndetësisë, duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputetja Jovana Mojsoska. Ajo theksoi se pacientët gjatë 10 muajve të fundit janë përballur me probleme serioze shëndetësore për shkak të mungesës së këtij ilaçi, i cili u nevojitet për të pasur një jetë normale.
Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Sot, më së voni nesër do të shpallet tenderi për blerjen e ilaçit Faktor 8 për pacientët që janë diagnostikuar me hemofili, paralajmëroi sot nga Kuvendi Jovica Andovski, zëvendësministër i Shëndetësisë, duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputetja Jovana Mojsoska. Ajo theksoi se pacientët gjatë 10 muajve të fundit janë përballur me probleme serioze shëndetësore për shkak të mungesës së këtij ilaçi, i cili u nevojitet për të pasur një jetë normale.
"Dua t’ju siguroj se nuk ka asnjë, siç i quajti ajo skema tenderash, por puna është shumë e thjeshtë. Bëhet fjalë për një furnizues që kishte fituar tenderin dhe ishte angazhuar të dorëzonte një sasi të caktuar. Gjatë kohës së vlefshmërisë së kontratës ai nuk arriti ta dorëzojë sasinë dhe për këtë arsye kontrata u ndërpre. Por, ndërkohë, shërbimet profesionale dhe ekspertët – profesorët kanë konfirmuar se ekziston një ilaç zëvendësues, të cilin e kemi blerë dhe ofrohet për pacientët si prioritet, së paro. Së dyti, ndërkohë është rënë dakord për një donacion për të njëjtin ilaç, i cili pritet të arrijë deri në fund të javës, dhe së fundmi, që të jeni të informuar sot, më së voni nesër do të shpallet një tender i ri për të njëjtin ilaç nga Transfuzologjia", tha Andovski.
Deputetja Mojsoska e pyeti gjithashtu ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, se kur do të miratohen ndryshimet ligjore për objektet hotelierike, pasi pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan dolën në sipërfaqe mangësi të mëdha, siç është marrja e licencës për diskotekë vetëm mbi bazën e një deklarate të dhënë nga pronari i objektit. Ministri Durmishi në përgjigjen e tij theksoi se ligji i ri është kompletuar dhe i është dërguar të gjitha institucioneve relevante për të dhënë opinion dhe për plotësime, pas së cilës për këtë ligj do të kërkohet edhe një debat publik, i cili, siç tha, do të mbahet së shpejti.
"Ligji kërkon debat publik, nuk do të miratohet vetëm me një deklaratë, siç thatë ju, sepse nuk mund të përgatitet një ligj vetëm për një javë. Megjithatë, pasi të dorëzohet dhe të merren opinionet nga institucionet kompetente, ne kërkojmë të mbahet debat publik, ku do të përfshihen të gjithë ata që ushtrojnë këtë veprimtari", theksoi Durmishi.
Ai theksoi se shërbimet inspektuese në objekte hotelierike, diskoteka dhe kabare në vend, kanë kryer një numër rekord të kontrolleve gjatë vitit 2025, përkatësisht në teren kanë kryer mbi 20.000 kontrolle. Ai vuri në dukje se për dhënien e licencave, si Ministri kërkojnë miratime nga MPB-ja, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjithë inspektorët kompetentë dhe nga komuna në territorin e së cilës ndodhet objekti. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s