• сабота, 22 февруари 2025

Temperatura në minus në gjithë vendin

Temperatura në minus në gjithë vendin

Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) – Sot në mëngjes temperaturë më e ulët në vend prej -11 gradë Celsius është matur në Berovë, njoftoi DPHM. Vijojnë me -7 gradë Shkup-Petrovec, Manastir, Hanet e Mavrovës dhe Kodër të Diellit, -6 në Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Veles, -5 në Shkup – Zajçev Rid, Krushevë, Pretor dhe Kavadar dhe -4 gradë në Ohër, Vinicë dhe Gjevgjeli. 

Lartësia e shtresës së borës e matur në orën 7 të mëngjesit është 30 centimetra në Kodër të Diellit dhe 13 centimetra në Hanet e Mavrovës. 

Në mëngjes është ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. 

Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 11 gradë. 

Në Shkup në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан