• сабота, 22 февруари 2025

Telegrafi: Pas kërcënimeve të Trampit, anëtaret e NATO-s kanë biseduar për dërgimin e trupave në Grenlandë

Telegrafi: Pas kërcënimeve të Trampit, anëtaret e NATO-s kanë biseduar për dërgimin e trupave në Grenlandë

Bruksel, 7 shkurt 2025 (MIA) - Vendet anëtare të NATO-s biseduan për sistemimin e trupave në Grenlandë si përgjigje e kërcënimit të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp se do ta përdorë armatën amerikane për marrjen e ishullit danez, publikoi gazeta britanike Telegraf, duke i'u referuar burimeve anonime.

Në biseda jozyrtare se "ç'farë do të bënin trupat e NATO-s" nëse Trampi realizon kërcënimin, morën pjesë dhjetëra aleatë evropianë. Është shqyrtuar edhe nëse ekziston mundësia për të thirrur nenin 5, klauzola për mbrojtje të ndërsjellë në rast të pushtimit amerikan të një vendi tjetër anëtar të NATO-s.

Për Trampin vendimi i Kopenhagës të mos heq dorë nga Grenlanda është "akt armiqësor", derisa Rusia dhe Kina tentojnë për intensifikimin e pranisë së tyre në ishull.

Telegrafi citon se pjesëmarrja e Gjermanisë në bisedat e fshehta ka shkaktuar kritika nga disa vende anëtare të Aleancës, para se gjithash nga mbështetësit e Ukrainës. Një diplomat anonim theksoi se revolta e tyre është për shkak se kancelari gjerman Olaf Sholc ka refuzuar ta shqyrtojë propozimin për dërgimin e trupave në Ukrainë, por hapur publikoi idenë për dërgimin e trupave të NATO-s në Grenlandë. 

"Kjo është një busull morale pa gjilpërë", theksoi diplomati anonim për Telegrafin. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан