Teksasi u godit nga një tërmet me magnitudë prej 5,2 ballë
- Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Teksas, SHBA, publikoi uebfaqja e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Uashington, 15 shkurt 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Teksas, SHBA, publikoi uebfaqja e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej tetë kilometrash, 68 kilometra në veri të Pekos, Teksas.
Lëkundjet u ndjenë edhe nga banorët në Meksikë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s