Taravari: për 100 ditë pushtet mundësuam që pacientët tanë në nivel vendi të kursejnë një milionë euro për ilaçe
- Shkup, 23 shkurt 2025

Shkup, 23 shkurt 2025
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast tha problemet në shëndetësi kanë zanafillë të hershme me dekada. Një nga ato probleme, Taravari, ka theksuar listën pozitive të barnave.
“Kishte disa probleme që gati janë 10 vjeçare në shëndetësi, përshembull lista pozitive e ilaçeve 15 vjet vetëm një ilaç është vendos, u dashtë të vijmë ne në pushtet që vetëm për 100 ditët e para ta zgjerojmë këtë listë me 9 ilaçe. Kjo do të thotë se qytetarët tanë që janë përdorues të barnave do të kursejnë 1 milionë euro në nivel vendi”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai tutje sqaroi çfarë saktësisht nënkupton lista pozitive barnave.
“Lista pozitive do të thotë ilaçet që i kanë paguar më herët qytetarët tanë tash i marrin me 10% kompenzim. Për çdo muaj qytetarët tanë paguajnë 1 milionë euro më pak, pra në nivel vendi”, përfundoi Taravari.
Taravari: për një vit qeverisje 15% rritje të pagave për punëtorët shëndetësor
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast tha se nga 1 marsi do të ketë rritje rrogash sërish prej 5%. Pra, që sipas Taravarit po arrihet synimi për rritje prej 15%.
“Nga 1 marsi do të ketë rritje rrogash prej 5%, ndokush mund të thotë se nuk është shumë, që është vërtetë që nuk është shumë. Por, akoma pa u bërë një vit në qeveri, të rrisësh rrogat prej 15% në shëndetësi dhe të arrish marrëveshje kolektive që se kanë bërë që 9 vjet, por nuk kanë mund ta bëjnë” tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Taravari: zgjidhëm problemin e 600 specializantëve, të gjithë i punësuam në institucione publike
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast tha se problem tjetër i trashëguar nga ish pushteti janë edhe specializantët.
“Në vend kishim 620 specializant që specializonin në privat në ndërkohë këto protestonin kërkonin që të punësoheshin. Ne për 100 ditë arritëm që për gjashtë muaj 300 specializantë t’i punësojmë, dhe për gjashtë mujorin e dytë edhe 300 specializantë të tjerë t’i punësojmë pra që të gjithë në institucionet publike”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Taravari: siguruam për një vit 1.800 punësime në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast tha se problem tjetër i trashëguar nga ish pushteti janë edhe 1500 të punësuar me kontratë në vepër. Duke llogaritur edhe punësimin e specializantëve Taravaripretendon që asnjëherë në historinë e vendit nuk ka ndodhur punësim kaq masiv në shëndetësi.
“Problem tjetër ishte edhe punësimi 1.500 punëtorëve shëndetësor vetëm me kontratë në vepër. Të cilët ishin keqpërdorur nga ish pushteti, kështu kanë kaluar dhjetë vite dhe janë mbajtur peng këta të punësuar. Ne morëm guximin që 1180 të punësuarve tu japin vendime, pra këtë e bëmë vetëm për shtatë muaj qeverisje. Nëse ia shtojmë edhe punësimet e specializantëve arrijmë diku për një vit 1800 punësime në shëndetësi, gjë që nuk ka ndodhë asnjëherë në historinë e vendit”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Taravari: në negociata VLEN-VMRO prioritet ka qenë integrimi evropian
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast foli edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, me çka Taravari mendon që kjo qeveri i ka numrat dhe gjithçka tjetër për të vazhduar këtë proces duhet vetëm garancë.
“Në negociatat e para VLEN-VMRO flas pas 8 majit, kërkesa jonë ka qenë top prioritet janë eurointegrimet, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe decentralizimi. Pra, këto kanë qenë katër pikat kryesore. Për këtë mandat katër vjeçar të VLEN-it e arritura më e madhe e jona do të ishte vazhdimi i rrugëtimit evropian”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai shtoi tutje që për këtë gjë domosdo duhet garanc, pjesa tjetër mbulohet pa kurrfarë problemi.
Me kryeministrin më së shumti kemi biseduar për integrimin e vendit. Zgjedhje në Parlamentin Evropian, zgjedhje në SHBA, zgjedhje në Bullgari, pra kishim ngjarje të ngjeshura, që nuk do mend që ndikojnë në këtë proces. E vetmja gjë që më jep shpresa është fakti që kryeministri çdo kund është deklaruar që të ecim sa më shpejt drejt BE-së. Nëse sot arrihet marrëveshje apo kompromis ne i kemi numrat pra, kemi 85 apo edhe 90 deputet. Kryeministri i vendit kërkon vetëm garancë që kjo do të jetë kërkesa e fundit”, përfundoi Taravari.
Taravari: në ASH kishim njerëz që më shumë rrinin në Zajaz se në zyrën tonë në Tetovë
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast foli edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, me çka Taravari mendon që kjo qeveri i ka numrat dhe gjithçka tjetër për të vazhduar këtë proces duhet vetëm garancë.
“Nëse ne si ASH kishim shkuar me BDI-në fitoheshin 24-25 deputetë, opozita 5-6 deputetë. Pra, mungonte fryma opozitare atëkohë. Raportet me Ahmetin kanë qenë korrekte një vit qeverisje, por brenda partisë tonë kishte njerëz që bënin punën e pistë. Unë merrja me qindra porosi çdo ditë që tani është momenti që duhej të kaloja në LEN, të ndodhë rotacioni politik të ndodhë ndryshimi. Ali Ahmeti vinte në Gostivar por ai e dinte strategjinë e partisë tonë sepse kishte njerëzit e tij. Unë me shokët dhe shumica e anëtarësisë tonë bëmë VLEN-in, morëm 107 mijë vota”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
“Nga 2002-ta 107 mijë vota nuk ka marrë asnjë parti politike, vetëm 2014 njëherë BDI ka marrë. BDI 2016 ka fituar zgjedhjet me 85 mijë vota. Kalimi jonë në LEN plasi frikën dhe euforinë te qytetarët. Tani unë gëzohem kur BDI-ja thotë se po bëjnë veting, kanë eksponentë të lartë që janë në lista të zeza. Ne jo veç që e bëmë rotacionin politik por po e reformojnë edhe BDI-në”, përfundoi Taravari.
Taravari: Si VLEN do të jemi edhe më të fuqishëm në zgjedhje lokale sesa të shkrihemi në një parti
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast foli për bashkimin apo shkrirjen e VLEN-it në një parti të vetme. Që sipas tij shkrirja në një parti e VLEN-it mund të bëhet pas zgjedhjeve lokale pasi kështu si VLEN ai pretendon se do të performojnë më fuqishëm në zgjedhje lokale.
“Para zgjedhjeve lokale është konstatim i yni i përbashkët pasi secili mundohemi me maksimumin tonë të japin dhe nuk do të shkrihemi në një parti, sepse mendojmë që angazhohemi më shumë kështu. Prandaj, edhe propozimi im te VLEN ka qenë që të shkojmë ma katër lista këshilltarësh, që në Tetovë në vend të 30 kandidatëve për këshilltarë t’i kemi 120. Ne planifikojmë që të korrim rezultate tejet të mira”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Taravari: Ziadin Sela kapitull i mbyllur për mua, mos prisni fjalë të këqija për të!
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, për PressCast foli për raportet e tij me Ziadin Sela, me çka decidivisht shprehu qëndrimin se Sela është kapitull i mbyllur për të.
“Unë moti para një viti me shokët e partisë kam thënë që t’ia japim vulat e të shkojnë se edhe Menduh Thaçi, Zejdi e Arianit Hoxha kanë parti. Partia janë populli, partia është ideja, kauza, organizimi. Ne veç kemi nis të transformohemi që ngjyrën e asaj partie nuk e përdorim. Në anën e Selës kanë mbetur djali djalit dajës, djali hallës. Ziadin Sela për mua është kapitull i mbyllur, unë në jetën time kam dy tre shokë me të cilët nuk flas më. Fatkeqësisht, ky ish shoku im i ka mbyll gjitha dyert, unë përshembull me Menduh Thaçin nuk mund të ulem, Ziadini u ulë nuk kishte problem. Prej meje mos prisni asnjë fjalë të keqe ta tha them për të, i uroj suksesi në çdo fushë të jetës atij dhe familjes së tij. Unë në jetë kurrë nuk ulem me Ziadin Selën dhe Menduh Thaçin”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.