• сабота, 22 февруари 2025

Talebanët këmbyen disa të burgosur amerikanë për një të dënuar afgan

Talebanët këmbyen disa të burgosur amerikanë për një të dënuar afgan

Kabul, 21 janar 2025 (MIA) - Qeveria e talebanëve në Afganistan njoftoi se pas "negociatave të gjata", SHBA-ja ka liruar një të burgosur afgan në këmbim për të burgosur amerikanë.

"Luftëtari afgan, Kan Mohamed, i cili vuan dënim me burg në Amerikë, u lirua në këmbim për shtetas amerikanë dhe u dërgua në shtëpi", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme nën kontroll të talebanëve, përmes porosisë në "Iks", duke shtuar se shtetasi i arrestuar afgan ka vuajtur dënim të përjetshëm në Kaliforni, pasi u arrestua para më shumë se dy dekadave.

Paralajmërimi për këmbim vijoi një ditë pas inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Tramp. Pasi kandidati republikan është rizgjedhur në nëntor, qeveria talebane njoftoi se shpreson se do të hapë "kapitull të ri" në marrëdhëniet bilaterale me SHBA-në.

"Këto masa të SHBA-së janë pozitive dhe kontribuojnë për normalizimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve", kumtoi Ministria afgane e Punëve të Jashtme edhe krahas asaj se asnjë vend në botë deri tani nuk e ka njohur sundimin e talebanëve në Kabul.

SHBA-ja në shkurt të vitit 2020, nën administratën e Donald Trampit, e ka nënshkruar "Marrëveshjen nga Doha", e cila e ka hapur rrugën për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani pas pranisë 20-vjeçare në vend. Një vit më vonë, talebanët e kanë ndërmarrë pushtetin. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан