• петок, 20 декември 2024

Takim për bashkëpunim mes VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes ZNAM

Takim për bashkëpunim mes VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes ZNAM

Shkup, 25 maj 2024 (MIA) - Në hapësirat e Lëvizjes ZNAM - "Për Maqedoninë tonë" sonte siç informojnë nga kjo parti është mbajtur takim për bashkëpunim mes grupeve të punës së Lëvizjes ZNAM dhe VMRO-DPMNE-së ku është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim. 

Nga Lëvizja ZNAM në takim morën pjesë sekretari i përgjithshëm Goran Minçev dhe nënkryetarët Vesna Bendevska dhe gjenerali Pavle Arsoski, ndërsa nga VRMRO-DPMNE nënkryetarët e partisë Vllado Misajllovski dhe Timço Mucunski.

"Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, platformën e saj e bazon në shtyllat ideologjike të Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, që janë Maqedonia shtet modern, demokratik, evropian i bazuar në vlerat e Ilindenit dhe KAÇKM-së, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian në mënyrë dinjitoze; pastaj Republika e Maqedonisë shtet në të cilin ka drejtësi për të gjithë dhe zero tolerancë për korrupsionin; Maqedonia si shtet i vetëqëndrueshëm që do të prodhojë ushqim dhe energji të mjaftueshme për nevojat e saj, reforma të përshpejtuara dhe efikase në ekonomi dhe politikat sociale në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve si dhe marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike", thuhet në kumtesën e ZNAM-it.

Në bisedimet, përfaqësuesit e Lëvizjes ZNAM, siç informojnë, kanë insistuar që të gjitha këto përcaktime, si dhe një pjesë e programit për zgjedhjet parlamentare “Manifesti për Maqedoni dinjitoze” të jenë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar.

Foto: ZNAM

Остани поврзан